Kryetari i degës së PDK-së në Itali: Çlirimtarët do të kthehen në Kosovë
Aktuale
September 16, 2026 - 21:33
Patriot Krasniqi, kryetar i degës së PDK-së në Itali, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke shprehur mbështetje dhe shpresë për lirimin e tyre.
Në reagimin e tij, Krasniqi iu drejtua Endrit Thaçit, duke theksuar qëndrimin e tij të fortë pas vendimit dhe duke kujtuar figurën e babait të tij, Hashim Thaçit.
“Me zemër plot dhimbje, por edhe me shpresë. Besojmë se shumë shpejt do të lirohen dhe drejtësia do të triumfojë. Çlirimtarët do të kthehen në Kosovë!”, shkroi Krasniqi në Facebook.