Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Aktuale
September 18, 2026 - 07:56
Familja Begu dhe Brovina kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit të veprimtares, poetes, mjekes Flora Brovina, e cila do të mbahet sot.
Sipas njoftimit, ceremonia përkujtimore në nder të saj do të nisë në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Më pas, nga ora 11:30 deri në 14:30 do të mbahen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Varrimi do të bëhet në orën 16:00, në varrezat e qytetit, Dragodan.
Familja ka njoftuar gjithashtu se e pamja do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator,
“Me dhimbje dhe respekt”, thuhet në njoftimin e familjes.