Paralajmërohet protestë edhe në Gjermani kundër verdiktit të Speciales
Foto: Laura Hasani

Paralajmërohet protestë edhe në Gjermani kundër verdiktit të Speciales

Aktuale September 19, 2026 - 08:07

Një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është paralajmëruar të zhvillohet në Gjermani, pas vendimit dënues të ish krereëve të UÇK-së nga Dhomave e Specializuara në Hagë.

Tubimi, i organizuar nga të rinj shqiptarë që jetojnë në Gjermani, pritet të mbahet të shtunën në Koln HBF, duke nisur nga ora 20:00, raporton Klankosova.

Organizatorët e kanë shoqëruar thirrjen për protestë me mesazhin “Jo në emrin tim!”, ndërsa kanë ftuar komunitetin shqiptar, veçanërisht të rinjtë, që t’i bashkohen tubimit./