Ndërprerje e përkohshme e ujit në disa zona të Ferizajt
Foto: Laura Hasani

Ndërprerje e përkohshme e ujit në disa zona të Ferizajt

Aktuale September 22, 2026 - 15:27

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se të mërkurën, më 23 shtator 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët në rrugën “Driton Islami” dhe në Talinoc të Muhaxherëve.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të fillojë nga ora 08:00 dhe do të bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

Furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të rikthehet nga ora 16:00.

KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë zhvillimit të punimeve.