Edi Rama e shkarkon menjëherë Vlora Hysenin nga pozita e drejtueses së Inteligjencës shqiptare
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar nga New Yorku lidhur me masën e arrestit shtëpiak të vendosur nga SPAK-u ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Rama ka thënë se pret që çdo dyshim i ngritur nga organi i akuzës të hetohet dhe të zbardhet përmes një procesi të pavarur gjyqësor.
“Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar, por askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye”, ka deklaruar Rama.
Ai ka vlerësuar punën e Hysenit në krye të SHISH-it dhe vlerësimet që, sipas tij, ajo ka marrë nga agjencitë partnere, por ka theksuar se çështja e saj duhet t’u lihet organeve të drejtësisë.
“Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës”, ka thënë ai.
Rama ka kritikuar gjithashtu atë që e cilësoi si gjykim publik të personave nën hetim përpara përfundimit të procesit gjyqësor, duke theksuar se çdo person duhet të konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar.
Në fund, kryeministri ka bërë të ditur se lirimi nga detyra i Vlora Hysenit është i menjëhershëm, ndërsa pas kthimit në Tiranë dhe në konsultim me presidentin e Republikës, do të zgjidhet drejtuesi i ri i Shërbimit Informativ të Shtetit. /Zëri
Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë. Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që ëdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor. Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit, si edhe po ashtu përtej vlerësimeve të vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar, rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik. Por po ashtu, është e pashmangashme mesa duket, që ëdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur ëlitarinë si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj. E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka ëelur rrugën drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh. As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta ëmojë më mirë se sa kushdo. ëdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për ëdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithëka tjetër që ka të bëjë me ështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një ështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë ështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë. Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.
— Edi Rama (@ediramaal) September 22, 2026