Protesta çdo natë në shesh, Çitaku: S’do të ndalemi, deri në liri
Aktuale
September 24, 2026 - 12:43
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shkruar për protestat që do të vazhdojnë në mbrojtje të UÇK-së dhe kundër vendimit të Hagës.
Në postimin e bërë në Facebook, Çitaku ka shpërndarë edhe paralajmërimin që qytetarët të mblidhen çdo natë në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë.
“Sot. Nesër. Çdo ditë. Pa u ndalë. Për Kosovën. Për lirinë. Për historinë tonë dhe për të ardhmen tonë. S’kemi me u ndalë. Deri në fund. Deri në liri”.