Ambasada e Francës për trevjetorin e Banjskës: Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë

Ambasada e Francës për trevjetorin e Banjskës: Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë

Aktuale September 24, 2026 - 14:08

Ambasada e Francës në Kosovë ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e sulmit në Banjskë, duke përsëritur thirrjen që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Franceze ka shprehur ngushëllimet për familjen e Bunjakut, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë.

“Tre vjet pas sulmit kriminal në Banjskë, i cili ia mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku, mendimet tona janë me familjen e tij. Franca vazhdon të bëjë thirrje që përgjegjësit për këtë sulm vdekjeprurës të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Me këtë rast, Marc Ivarra, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Francës në Kosovë, ka vendosur lule pranë varrit të Afrim Bunjakut. /Zëri