Tym i zi nga termocentralet në Obiliq, Kica-Xhelili: Kemi helm mjaftueshëm
Aktuale
September 28, 2026 - 09:50
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka publikuar në Facebook pamje ku shihet tym i zi duke dalë nga termocentralet në Obiliq.
Krahas pamjeve, ajo ka shkruar se Kosovës nuk i duhen gazi dhe termocentralet e reja, pasi “kemi helm mjaftueshëm”.
“Mirëmëngjesi Kosovë! Nuk na duhet gazi, as termocentralet e reja, sepse kemi helm mjaftueshëm. Nuk na duhet as bashkëpunimi, as kompromisi për president, sepse kemi ego mjaftueshëm. Nuk na duhet as shëndeti besa, edhe ashtu është luks. Mjaftohuni me fjalë ‘miradije’ e thurje patriotizmi, se ndoshta mjafton shërimi i shpirtit. Falini! Se janë pak të zënë duke mbajtë inate politike e s’po kanë kohë për luftimin e HELMIT tënd”, shkroi ajo.