Kërkonte dënim të rëndë për Thaçin, Geci s’tregon se a do ta votojë deklaratën
Deputeti i Grupit Parlamentar të LVV-së, Fatos Geci, është deklaruar pak para seancës së Kuvendit, ku pritet të miratohet Deklarata për aktgjykimin në Hagë.
I pyetur nëse është pro ose kundër votimit të kësaj deklarate, deputeti tha se qëndrimet e tij kanë qenë të qarta, pa dhënë një përgjigje konkrete.
Ai nuk tregoi nëse do ta përkrahë ose jo Rezolutën për çlirimtarët.
Pos të tjerash, ai pritet që sot të betohet si deputet i ri i Kuvendit të Kosovës, pasi deputetët që fituan vendet janë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.
Kujtojmë se në seancën e 21 prillit të këtij viti, Geci kishte dhënë një deklaratë skandaloze nga parlamenti.
Ai kishte deklaruar se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e pret fati i njëjtë me atë të Naim Murselit, që u dënua me burgim të përjetshëm. /klankosova