Dënimi i çlirimtarëve, Haradinaj: Kuvendi t’i bashkohet zërit të shqiptarëve
Foto: Laura Hasani

Dënimi i çlirimtarëve, Haradinaj: Kuvendi t’i bashkohet zërit të shqiptarëve

Aktuale September 28, 2026 - 10:48

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pak para nisjes së seancës së Kuvendit, ku pritet të miratohet deklarata e përbashkët kundër vendimit të Hagës.

I pyetur rreth çështjes së presidentit, Haradinaj tha se këto janë ditë vendimtare për vendin, pasi afati i 6 tetorit po afron.

Sa i përket vendimit dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së, Haradinaj e quajti të papranueshëm.

“UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare, pra nuk është në emrin tim e as në emrin tonë. Pra Kuvendi duhet t’i shfrytëzojë këto ditë edhe nëse nuk i krijon institucionet, e që t’i bashkohet zërit të qytetarëve”, tha ai.

“Qëllimi ka qenë shkuarja në zgjedhje dhe jemi në zgjedhje realisht, por do të ishte e turpshme që t’i lëmë këto ditë pa i shfrytëzuar, të paktën për me u bë bashkë me popullin, zërin e shqiptarëve”, shtoi ai.