“Për një Ferizaj pa Uroshevac”, dorëzohen në Kuvend mbi 14 mijë nënshkrime
Foto: Laura Hasani

“Për një Ferizaj pa Uroshevac”, dorëzohen në Kuvend mbi 14 mijë nënshkrime

Aktuale September 28, 2026 - 10:10

14 mijë e 140 nënshkrime janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës para pak çastesh, shkruan Zeri.info.

Bashkim Fazliu, i njohur si “Migjeni”, ka dorëzuar 14.140 nënshkrime të ferizajasve, të cilët duan që qyteti i tyre të jetë vetëm Ferizaj dhe jo “Uroshevac”.

Fazliu e ka dorëzuar këtë peticion në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim, pikërisht në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj.

Iniciatori i peticionit, Bashkim Fazliu, tha se nisma ka marrë mbështetjen e të gjitha subjekteve politike në komunën e Ferizajt, duke përfshirë kryetarin e Komunës dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.

Sipas tij, dorëzimi në Kuvend shënon kalimin e peticionit në fazën e shqyrtimit institucional, me synimin që kërkesa për ndryshimin e emërtimit të trajtohet nga institucionet kompetente.

“Ne sot, në këtë ditë shumë të rëndësishme për qytetin e Ferizajt, më 28 shtator 2026, në Ditën e Dëshmorëve të Ferizajt, nën respekt për të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi, sot po e dorëzojmë zyrtarisht peticionin për një Ferizaj pa Uroševac në Kuvend të Kosovës. Siç e dini, këtë peticion e kemi filluar më 18 korrik dhe ashtu është datë me rëndësi, edhe sot në Ditën e Dëshmorëve po e dorëzojmë në fazë të parë për shqyrtim miratim nga  Kuvendin i Kosovës”, shtoi Fazliu. /Zëri

Image

Image

Image