Time Kadrijaj: Jam për zhbërjen e Gjykatës Speciale
Foto: Laura Hasani

Time Kadrijaj: Jam për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Aktuale September 28, 2026 - 11:31

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se është pro zhbërjes së Gjykatës Speciale.

Pos të tjerash, ajo tha se do të protestojë gjithnjë kur UÇK-së, sipas saj, i bëhet padrejtësi.

“Të përkrahet prej partive të tjera parlamentare, të sillet shpejt në Kuvend dhe të bëhen ato plotësime-ndryshime qysh i ka paraparë Partia Demokratike. Kam qenë vetë pjesë e luftës, kam qenë ushtare, çdo padrejtësi që i bëhet luftës, çdo padrejtësi që bëhet në emër të UÇK-së dhe luftës së shenjtë të UÇK-së, do të protestoj. Kështu që jam edhe për zhbërjen. Aleanca kur ka qenë një iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, kemi qenë gati të votojmë. Nesër me u sjell në Kuvend, ne jemi për”, u shpreh ajo.