Gola në Asamblenë e KiE: Specialja nuk vërtetoi pretendimet e Dick Martyt, besojmë se Apeli do t’i rrëzojë edhe akuzat tjera
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Ardian Gola gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka adresuar cështjen s verdiktit të Speciales e cila dënoi krerët e UÇK’ë me 81 vjet burg më 16 shtator.
Gola u ka rikujtuar parlamentarëve atje se pretendimet e Dick Martyt, që janë miratuar nga ky institucion me 2011, nuk janë vërtetuar.
“Sa u përket dënimeve të fundit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të përmendura në raport, duhet theksuar se pretendimet qendrore të raportit të Dick Martyt nuk janë vërtetuar. Nuk pati krime kundër njerëzimit, nuk pati trafikim organesh dhe nuk pati “Shtëpi të Verdhë”, ka thënë ai.
“Sa u përket akuzave të mbetura, ne besojmë fuqishëm se Paneli i Apelit do t’i rrëzojë ato, nëse i zbaton me rigorozitet standardet ndërkombëtare të drejtësisë, dhe udhëheqësit e UÇK-së do të jenë të lirë.
UÇK-ja u shfaq si përgjigje ndaj dekadave të shtypjes dhe zhvilloi një luftë të drejtë për ta çliruar popullin e Kosovës nga Serbia diktatoriale e Miloševiëit, e cila ishte vetë burimi i terrorit dhe i luftërave të përgjakshme në mbarë ish-Jugosllavinë.
Evropa duhet të mbetet vigjilente dhe të mos lejojë që barbaria e viteve ’90 të përsëritet, duke lejuar shtrembërimin dhe përmbysjen e të vërtetave historike” ka shtuar Gola.
Tutje, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e VV, duke iu referuar krijimit të institucionece ka thënë se Kosova po përballet me krizë të zgjedhjes së Presidentit, por sipas tij, kjo duhet parë në kontekstin e anomalive kushtetuese.
“Është e pamohueshme se Kosova po përballet me një krizë politike lidhur me zgjedhjen e Presidentit. Kjo duhet parë në kontekstin e disa anomalive kushtetuese, disa prej të cilave burojnë edhe nga Pakoja e Ahtisaarit. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme është se dialogu politik vazhdon të zhvillohet brenda konturave demokratike, ku dhuna nuk gjen vend”, ka theksuar ai.