Aktori Kushtrim Sheremeti pjesë e natës së 13-të të protestës “Jo në emrin tim”, këta janë folësit e tjerë
Foto: Laura Hasani

Aktori Kushtrim Sheremeti pjesë e natës së 13-të të protestës “Jo në emrin tim”, këta janë folësit e tjerë

Aktuale September 28, 2026 - 18:20

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte, me natën e saj të 13-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Aktori Kushtrim Sheremeti do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim.

Programi do të nisë me Betimin e Ushtarit nga veterani Bekim Juniku. Më pas do të flasin organizatori i protestës, Çlirim Haziri, gazetarja nga Shqipëria, Denada Kola, dhe aktori Kushtrim Sheremeti.

Në ekranin LED do të shfaqet videoja “Rrëfimi i ushtarit”, ndërsa veterani Bekim Juniku do të ndajë edhe dëshminë e tij personale. Luan Jahiri do të sjellë një interpretim për Epopenë e Jezercit dhe një këngë ushtarake.

Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe aksioni simbolik “Një minutë heshtje për drejtësinë”. Protesta fillon në orën 21:00.

Image