Kryeparlamentari i RMV-së: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte tronditje për të gjithë shqiptarët
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka qenë “tronditje për të gjithë shqiptarët”.
“Vendimi ka qenë një tronditje për të gjithë shqiptarët dhe e kam ndjerë nën lëkurën time. Sidomos e kemi ndjerë si vendim të padrejtë edhe ndaj luftës së drejtë të UÇK-së ndaj agresionit serb të regjimit të Millosheviqit në Kosovë. Prandaj, po dua të besoj se Apeli do ta kundërshtojë këtë padrejtësi”, ka deklaruar Gashi në Kanal 10.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi ish-krerët e UÇK-së për krime lufte. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Në të njëjtin aktgjykim, trupi gjykues i liroi të katër të akuzuarit nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe ndaj tij vijon procedura e apelit.