Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale

Aktuale September 30, 2026 - 23:17

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se edhe nëse do t’i jepej mundësia të kthehej në kohën kur u votua themelimi i Gjykatës Speciale, sërish nuk do ta votonte.

Duke folur në Kanal10, Haradinaj tha se edhe sot do t’u kërkonte deputetëve që të mos e votonin një gjykatë të tillë.

“Edhe po të kthehesha prapë në kohë, prapë do t’u kërkoja të gjithëve mos me e votu një gjykatë të tillë, për shkak se një gjykatë e një etnie që nuk i ndjek kryesit e krimeve që kanë ndodhë në luftë, po i ndjek vetëm shqiptarët, ka qenë disi e palogjikshme”, deklaroi Haradinaj.

Sipas tij, mënyra se si është trajtuar përgjegjësia për krimet e luftës ka qenë arsyeja kryesore që ai të kundërshtojë themelimin e kësaj gjykate