IKSHPK-ja në rozë për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit
Aktuale
September 30, 2026 - 23:51
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është ndriçuar me ngjyrë rozë për të shënuar muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.
Ngjyra rozë simbolizon shpresën, solidaritetin dhe mbështetjen për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, si dhe kujton rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe parandalimit.
“Kontrollohu, për veten, për jetën!”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.