Takimi Vuçiq-Macron dhe “dënimi i rëndë” për Thaçin: Misetic pyet si e dinte Macroni

Takimi Vuçiq-Macron dhe “dënimi i rëndë” për Thaçin: Misetic pyet si e dinte Macroni

Aktuale October 03, 2026 - 10:28

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka ngritur pikëpyetje lidhur me një takim të presidentit serb Aleksandar Vuçiq me presidentin francez Emmanuel Macron, më 10 shtator në Paris.

Vuçiq qëndroi në Paris më 9 dhe 10 shtator, ku mori pjesë në një darkë të organizuar nga Macron në Pallatin Élysée dhe më pas u takua me presidentin francez. Presidenca serbe konfirmoi takimin, ndërsa Vuçiq deklaroi se biseda me Macronin zgjati një orë e 20 minuta, dukshëm më gjatë se takimet e tjera të Macronit me zyrtarë atë mbrëmje.

Sipas Misetic, gjatë këtij takimi Vuçiq kishte thënë se një “udhëheqës evropian dhe botëror”, për të cilin avokati lë të kuptohet se ishte Macron, i kishte thënë se Hashim Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”.Misetic ka ngritur pyetjen se si Macron mund ta dinte rezultatin e aktgjykimit të Thaçit, i cili u shpall më 16 shtator, disa ditë përpara shpalljes së tij, dhe pse presidenti francez po diskutonte për këtë çështje me Vuçiqin.

“Si e dinte Macron rezultatin e aktgjykimit të paktën gjashtë ditë më herët dhe pse po fliste me Vuçiqin për këtë, janë pyetje që mbeten për t’u përgjigjur”, ka shkruar Mišetië.

“Presidenti serb Vuçiq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris, ku, sipas Vuçiqit në videon më poshtë, ai i kishte thënë se nga një ‘udhëheqës evropian dhe botëror’ [lexo: Macron] se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’. Si e dinte Macron rezultatin e aktgjykimit të paktën gjashtë ditë më herët dhe pse Macron po fliste me Vuçiqin për këtë çështje, janë pyetje që mbeten pa përgjigje.”, ka shkruar Misetic në X.