Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Aktuale October 03, 2026 - 23:49

Tërmetet, përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore nuk mund të parandalohen, por pasojat e tyre mund të kufizohen. Shqipëria po kërkon të ndërtojë më shumë reziliencë, duke marrë mësime nga përvoja e Japonisë në infrastrukturë, administrim dhe përgatitjen e qytetarëve. Një qasje që synon të forcojë aftësinë e vendit për t’u përballur me krizat dhe për t’u rimëkëmbur prej tyre.

Tërmetet nuk vrasin, godinat e ndërtuara keq...po. Ndërsa nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar lëkundjet të ndodhin... ajo që mund të parandalohet, ose të paktën të kufizohet, është shkalla e fatkeqësisë së shkaktuar. Këtë formulë po përpiqet ta mësojë edhe Shqipëria dhe Japonia po jep një dorë në këtë drejtim.

“Nuk mund ta ndalojmë një tërmet të ndodhë, por mund të ndikojmë shumë në pasojat e tij. Kjonis që nga mënyra se si ndërtojmë, respektimi i standardeve sizmike dhe njohja e zonave me rrezik më të lartë. Pra, parandalimi në këtë rast nuk është të ndalosh natyrën, por të jesh i përgatitur për të”, tha Edmond Dushi, Përgjegjës i Departamenti i Sizmiologjisë, IGJEO.

Ndërsa ndryshimet klimatike poshtohen dhe bashkë me to edhe rreziqet natyrore, vendet duhet të jenë në gjendje të dalin nga kjo krizë. Përvoja e dhimbshme e ka shtyrë Japoninë të investojë shumë tek qëndrueshmëria. Nga kjo po mëson edhe Shqipëria.

“Japonia e ka kuptuar prej kohësh që investimi në reziliencë nuk është një kosto, por një domosdoshmëri. Ata kanë ndërtuar një kulturë të tërë përgatitjeje, nga teknologjia dhe infrastruktura deri te edukimi i qytetarëve. Ky është një model nga i cili Shqipëria mund të marrë shumë elementë të vlefshëm”, u shpreh Sajmir Hoxha, Kryetari i shoqatës JICA Alumni.

Një leksion tjetër që vjen nga shteti aziatik është menaxhimi administrativ. Disiplinë, përgjegjshmëri dhe vizion.

“Një shtet funksional matet edhe me mënyrën se si reagon në situata të vështira. Përgjegjësitë duhet të jenë të qarta, institucionet të dinë rolin e tyre dhe vendimmarrja të mos vonohet. Kjo kërkon jo vetëm rregulla, por edhe një administratë që funksionon me standarde dhe përgjegjshmëri”, theksoi Marcela Kërëku, drejtoria e Integritetit, DAP.

Japonia është në pararojë të ndryshimeve të ardhshme dhe kjo mund t’i shërbejë veçanërisht Shqipërisë si një vend ende në zhvillim. /A2 CNN