Çlirim Haziri: Nga ky moment do të qëndrojmë këtu, nuk do të lëvizim nga ky shesh nga kjo rrugë

Çlirim Haziri: Nga ky moment do të qëndrojmë këtu, nuk do të lëvizim nga ky shesh nga kjo rrugë

Aktuale October 04, 2026 - 20:04

Po vazhdon protesta e 19-të me radhë e “Liria ka Emër”, e cila në dy netët e fundit është zhvendosur para Kuvendit të Kosovës.

Organizatori i protestës Çlirim Haziri ka thënë se sonte do të qëndrojnë gjithë natën para Kuvendit.

Ndryshe, Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thirrur për nesër në ora 9:00 seancën e jashtëzakonshme ku ligji për Specialen do të jetë pika e rendit të ditës.