AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Jeton Sopa

AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Jeton Sopa

Aktuale October 05, 2026 - 11:59

Asociaiconi i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Jeton Sopa gjatë protestave të sotme jashtë Kuvendit.

AGK-ja po ashtu u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në ngjarjet e sotme që të respektojnë punën e ekipeve mediale dhe të mos e pengojnë atë në asnjë mënyrë.

“Jeton Sopa nga KosovaNews është shtyrë fizikisht nga disa persona gjatë protestave jashtë ndërtesës së Kuvendit, në kohën që po mbahet seanca e jashtëzakonshme.

Asociaiconi i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim dhe dënon këtë sulm fizik. AGK-ja u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në ngjarjet e sotme që të respektojnë punën e ekipeve mediale dhe të mos e pengojnë atë në asnjë mënyrë”, thuhet në reagim. /Zëri