Qytetarët përplasen me Sami Kurteshin e LVV-së

Qytetarët përplasen me Sami Kurteshin e LVV-së

Aktuale October 05, 2026 - 12:34

Një incident fizik është regjistruar para Kuvendit të Kosovës, gjatë protestës që po zhvillohet kundër ndryshimeve të Ligjit për Specialen.

Në pamjet e publikuara shihet Sami Kurteshi i LVV-së duke u përballur me disa protestues të mbledhur para Kuvendit që nga orët e hershme të mëngjesit.

Sipas pamjeve, njëri prej protestuesve e kap Kurteshin, ndërsa ky i fundit, teksa përpiqet të largohet nga situata, shihet duke e goditur protestuesin në dorë.