Seanca e Kuvendit vazhdon me pika të tjera
Foto: Laura Hasani

Seanca e Kuvendit vazhdon me pika të tjera

Aktuale October 05, 2026 - 13:07

Kuvendi i Kosovës pas miratimit në lexim të parë të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ka vazhduar tutje me pikat e tjera.

Deputetët e Kuvendit në vazhdim të seancës i ka miratuar edhe tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian, në kuadër të programeve IPA 2021, IPA 2022 dhe IPA 2023–2027.

Këto programe parashohin projekte në vlerë të përgjithshme prej 193.856 milionë eurosh. Nga kjo shumë, rreth 180.5 milionë euro janë financim i Bashkimit Evropian, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga bashkëfinancimi i Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të tjerë.