Protestuesit e “hedhin” brenda Kuvendit deputetin e LVV-së [video]
Aktuale
October 05, 2026 - 16:33
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Protestuesit e kanë kthyer sërish brenda Kuvendit, duke bërë të qartë se nuk do të lejojnë largimin e deputetëve pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.
Qytetarët po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit, ndërsa kërkesa e tyre kryesore mbetet votimi i ligjit edhe në fazat e tjera të procedurës parlamentare. /IndeksOnline