Çitaku: Ligji për Dhomat e Specializuara dhe presidenti janë çështje të ndara
Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të qëndrojë në Kuvend.
Nga ky subjekt kanë thënë se nuk do të largohen nga hapësirat e Kuvendit pa kaluar në lexim të dytë projektligji për Specialen.
Vlora Çitaku e PDK-së deklaroi se çështja e presidentit dhe ajo e projektligjit për Dhomat e Specializuara janë dy çështje të ndryshme.
"PDK nuk largohet nga Kuvendi pa miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ky është ligj që duhet të na bashkojë. Nuk është ligj për kompromis. Është ligj që për secilin për ne si deputetë duhet të jetë detyrim. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë me ne në sallë dhe të vazhdojnë leximin e dytë. Çështja e ligjit dhe çështja e presidentit janë të ndara. Votimi i ligjit është obligim e detyrim. Secili prej nesh e kemi këtë detyrim. Çështja e presidentit është çështje e marrëveshjes. Ne jemi të interesuar që Kosova të ketë institucione. Ligjin e kemi detyrim qytetar", ka deklaruar ajo.