Gruda LVV-së: Ligjit nuk keni ku t’i ikni, ai do të miratohet
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar LVV-në lidhur me protestën e mbrëmshme në Prishtinë, duke akuzuar Policinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve.
Gruda është shprehur i bindur se ndryshimet në Ligjin për Specialen do të kalojnë në Kuvend të martën.
Postimi i plotë:
Mbrëmë pamë fytyrën e vërtetë të pushtetit të LVV-së: dhunë brutale policore në sheshin e Prishtinës ndaj qytetarëve që dolën për të kërkuar miratimin e një ligji për mbrojtjen e UÇK-së.
Cili popull i lirë evropian do ta duronte këtë?
Shteti ikën nga përgjegjësia për ta mbështetur dhe mbrojtur UÇK-në në gjyq, ndërsa policia ushtron dhunë ndaj qytetarëve që protestojnë për miratimin e ligjit.
Por ligjit nuk keni ku t’i ikni. S’keni rrugë tjetër, ai do të miratohet!