Endrit Thaçi reagon pas protestës: E turpshme që Qeveria godet veteranët dhe fëmijët e dëshmorëve
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas zhvillimeve të mbrëmshme gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kërkuan votimin në lexim të dytë të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Thaçi i ka cilësuar si “të turpshme” veprimet e Policisë ndaj protestuesve, ndërsa ka akuzuar Qeverinë për trajtimin e veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve.
“Në kohërat më të vështira, i gjithë populli ishte me UÇK-në. Është e turpshme se sot kur jetojmë në liri që e solli UÇK, të kemi një qeveri që godet mbi veteranë, mbi fëmijë dëshmorësh. Pabesi që kurrë nuk do të harrohet”, shkroi ai.
Endrit Thaçi gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për sot, e cila pritet të nisë nga ora 12:00. /Zëri