Hamza: Nuk kemi pasur komunikim me LVV-në, kërkesa jonë është e qartë – të thirret seanca
Foto: Laura Hasani

Hamza: Nuk kemi pasur komunikim me LVV-në, kërkesa jonë është e qartë – të thirret seanca

Aktuale October 06, 2026 - 10:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se kërkesa e tyre është thirrja e seancës dhe votimi në lexim të dytë i ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Jo, nuk kemi pasur komunikim. Kërkesa jonë është e qartë: të thirret seanca, ligji të votohet në lexim të dytë. Nuk ka asnjë vështirësi, asnjë pengesë. Nëse ka pasur çfarëdo pengese apo çfarëdo dileme, pse ka kaluar në lexim të parë?”, tha Hamza.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur në orën 10:00, kanë njoftuar anëtarët e kësaj partie. Në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit. /eo