Kurti paralajmëron konferencë për media për në orën 15:00
Aktuale
October 06, 2026 - 14:14
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë konferencë për media në orën 15:00, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.
Nuk është bërë e ditur tema për të cilën Kurti do t’u drejtohet mediave.
Konferenca vjen në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit dhe ndërsa ende nuk ka marrëveshje mes partive për rrugën përpara.