Çfarë parasheh projektligji në të cilën këmbëngul PDK-ja?
Foto: Laura Hasani

Çfarë parasheh projektligji në të cilën këmbëngul PDK-ja?

Aktuale October 06, 2026 - 14:09

Projektligji synon ta ngushtojë ndjeshëm juridiksionin e Dhomave të Specializuara, duke e kufizuar periudhën që ato mbulojnë, nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000 dhe duke përjashtuar veprat pa lidhje të drejtpërdrejtë me pretendimet e raportit të Këshillit të Evropës të vitit 2011.

Ai parasheh gjithashtu dënim maksimal prej 15 vjetësh burgim dhe transferimin në sistemin gjyqësor të Kosovës të rasteve që do të mbeteshin jashtë juridiksionit të ri.

Të dënuarit do të mundë t’i vuanin dënimet në Kosovë, ndërsa parashihet edhe mundësia e ankesës në Gjykatën Supreme për çështjet e juridiksionit dhe, për dënimet e formës së prerë, mundësia e faljes presidenciale.

Miratimi i projektligjit, megjithatë, nuk do t’i anulonte automatikisht aktgjykimet ekzistuese dhe as nuk do të sillte vetvetiu lirimin e personave të dënuar. /rel