Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”
Foto: Laura Hasani

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Aktuale October 06, 2026 - 21:31

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë. /eo