Uran Ismaili: Kurti është bërë një grykës politik, por PDK-ja është kockë e pathyeshme
Foto: Laura Hasani

Uran Ismaili: Kurti është bërë një grykës politik, por PDK-ja është kockë e pathyeshme

Aktuale October 06, 2026 - 22:00

Uran Ismaili, deputet i PDK-së, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është bërë “një grykës” politik.

Sipas tij, ai po i synon të gjitha pozitat shtetërore, por shtoi se PDK-ja është kockë e fortë që s’mundet ta thyejë.

“Albin Kurti është bërë grykës politik, grykës partiak, i dëshiron të gjitha pozitat, nuk ka lënë vend që nuk po mundohet ta zë me anëtarë që i binden atij. PDK-ja është një kockë që nuk mundet me thy në atë mënyrë”, u shpreh Ismaili.