Gjini për Kurtin: E zbuloi veten sa i pandershëm, mashtrues dhe sa brutal është ndaj qytetarëve
Foto: Laura Hasani

Gjini për Kurtin: E zbuloi veten sa i pandershëm, mashtrues dhe sa brutal është ndaj qytetarëve

Aktuale October 06, 2026 - 21:49

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar sërish pas konferencës së mbajtur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Në një postim në rrjetin social Facebook, në gjithë këtë situatë, Gjini ka thënë se Kurti zbuloi veten.

“Po i duket që i dërrmoi PDK-në dhe LDK-në, por po harron se në të njëjtën kohë e zbuloi edhe veten, se sa i pandershëm, sa mashtrues dhe sa brutal është kundër qytetarëve të Kosovës.”, ka shkruar Gjini.