Presidentet gra, një traditë që po forcohet në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Presidentet gra, një traditë që po forcohet në Kosovë

Aktuale October 07, 2026 - 01:07

Kosova, në minutat e parë të datës 7 tetor 2026, është bërë me presidente të re, pas muajsh të tërë me këtë pozitë vakante – e mbajtur me ushtrues detyre.

Justina Shiroka-Pula është e para e shtetit që pritet të shërbejë në këtë pozitë për një periudhë 5-vjeçare.

Konfirmimi i Shiroka-Pulës në postin e drejtueses së shtetit erdhi pasi u votua nga 81 deputetë në seancën e jashtëzakonshme.

Por, zgjedhja e Shiroka-Pulës në postin e të parës së shtetit, e pason një grua tjetër.

Ishte Vjosa Osmani, presidentja që shërbeu nga viti 2021 deri më 2026 në këtë post.

Më herët, edhe një grua e kreu këtë detyrë. Ishte Atifete Jahjaga ajo që u zgjodh në vitin 2011 dhe që shërberu deri më 2016.

Pra, Kosova është bërë një ndër vendet e pakta në botë që për drejtues shteti ka pasur tre gra në historinë e saj si një shtet i ri.

Vlen të theksohet se Shiroka-Pula është Presidenti/ja e shtatë në Republikën e Kosovës.