Haziri: Protestat do të vazhdojnë, do të jemi gardianë të Ligjit për Specialen
Foto: Laura Hasani

Haziri: Protestat do të vazhdojnë, do të jemi gardianë të Ligjit për Specialen

Aktuale October 07, 2026 - 09:17

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, bëri të ditur se protestat do të vazhdojnë.

Megjithatë, ai tha se protestat nuk do të jenë të përditshme, ashtu siç ishin për tri javë rresht.

“Protestat do t’i vazhdojmë, protestat do të ndryshojnë formë, protesta nuk do të jetë e përditshme, do të jemi gardianë të këtij ligji, do të tentojmë të ndikojmë në format tona që të punohet në drejtim të duhur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të arrijmë ta ndryshojmë tregimin që po tentohet të vuloset nga një gjykatë super-speciale me ato vendimet e saj të diktuara”, tha ai në Klan Kosova.