Tasholli pas reagimit të BE-së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor, në Bruksel
Foto: Laura Hasani

Tasholli pas reagimit të BE-së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor, në Bruksel

Aktuale October 07, 2026 - 15:24

Ismail Tasholli, nga “Liria ka emër”, që njëherësh është edhe organizatore e protestave në diasporë, i është kundërpërgjigjur BE-së, duke i thënë se përgjigjen e marrin më 10 tetor, në Bruksel.

Tasholli ka thënë se pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë, duke treguar se protestat e organizuara nga “Liria ka emër” do të vazhdojnë.

“BE-ja do ta marrë përgjigjen e kosovarëve dhe mërgatës shqiptare më 10 tetor në Bruksel. Pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë. Protestat e ‘Liria ka emër’ nuk ndalen! #LiriaKaEmër”, shkroi Tasholli.