Shqiptarja Thëllenza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

Shqiptarja Thëllenza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

Aktuale October 07, 2026 - 22:34

Thellenza Krasniqi është emëruar Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të ShBA-së – Dega e Westchesterit.

Lajmin e ka bërë të ditur motra e saj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur krenarinë për arritjen e saj dhe për angazhimin e vazhdueshëm në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe barazisë.

“Jam jashtëzakonisht krenare për motrën time, Thellenzën, dhe për gjithçka që ajo vazhdon të arrijë. Përkushtimi i saj ndaj të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe barazisë është vërtet frymëzues”, ka shkruar ajo.

Motra e Thellenzës ka theksuar se ndihet veçanërisht krenare për rolin e saj të ri si Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të ShBA.