Rama takon zyrtaren e Këshillit të Evropës, flasin për fuqizimin e komunave

Rama takon zyrtaren e Këshillit të Evropës, flasin për fuqizimin e komunave

Aktuale October 09, 2026 - 09:22

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim Claudia Luciani, Drejtoreshë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua për sfidat me të cilat përballen komunat, forcimin e demokracisë lokale dhe nevojën për bashkëpunim më të mirë mes pushtetit qendror dhe atij lokal.

“Po ashtu, theksuam rëndësinë që komunat të kenë qasje më të drejtpërdrejtë në fondet evropiane dhe ndërkombëtare.

Kryeqyteti mbetet i përkushtuar ndaj fuqizimit të vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunimit me partnerët evropianë”, thuhet në njoftim. /Zëri