“Kosova vend tolerant”, gazetari kroat: 93,5% popullsi myslimane, u zgjodh presidente një katolike
Aktuale
October 08, 2026 - 12:16
Gazetari kroat, Zoran Kusaovaq, ka shkruar për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se në Kosovë nuk u bë asnjë teori konspirative kundër islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit ose për një Perëndim që po minon fenë e shumicës, ndonëse shefja e re e shtetit është katolike.
“Kosova (93,5% myslimane) zgjedh katoliken Justina Shiroka-Pula si presidente. Askush nuk e vë fare në dyshim këtë, as nuk flet për teori konspirative kundër islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit ose për Perëndimin që po minon fenë e shumicës. A mund ta imagjinojë dikush Serbinë (81,1% ortodokse) duke zgjedhur një president mysliman? Për shembull, Suljo Ugljaninin ose Shaip Kamberin?”, shkroi ai.
