Shiroka-Pula takon komandantin e FSK-së, Jashari e uron për marrjen e detyrës

Shiroka-Pula takon komandantin e FSK-së, Jashari e uron për marrjen e detyrës

Aktuale October 09, 2026 - 17:31

Presidentja e Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e uroi për marrjen e detyrës.

Gjatë takimit të dy palët kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të punës në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj kushtetues.

Ndërkaq, Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.