Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Aktuale October 12, 2026 - 11:28

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e para pas zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës në postin e presidentes së vendit.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen pikat e parapara në rendin e ditës.

Ky është rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 

2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
5.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
6.    Propozim i GP - Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.