Gjykata Speciale: Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin tjetër
Aktuale
October 12, 2026 - 18:17
Gjykata Speciale ka njoftuar se aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor.
Njoftimi:
Thaçi dhe të tjerët (vepra kundër administrimit të drejtësisë): Aktgjykimi do të shqiptohet më 17 nëntor 2026
Më 12 tetor 2026, Gjykatësi i Vetëm për gjykimin e çështjes, gjykatësi Gosnell, caktoi datën për seancën e shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, e cila do të mbahet ditën e martë, 17 nëntor 2026, në orën 10:00. Më shumë hollësi do të gjeni në Urdhrin për Caktimin e Datës.