Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Polonisë, Wëadysëaw Kosiniak-Kamysz, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e sigurisë në nivel botëror dhe evropian, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
Gjatë takimit, Maqedonci e ka njoftuar homologun polak për situatën e sigurisë në Kosovë dhe përparimin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, veçanërisht mundësive për bashkëprodhim, si një fushë me potencial për zgjerimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.
Me këtë rast, Maqedonci ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për sigurinë e Kosovës gjatë 27 viteve të fundit, si dhe për kontributin e ushtarakëve polakë në kuadër të misionit të KFOR-it.
Kosova dhe Polonia vazhdojnë bashkëpunimin në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, me synimin për të avancuar më tej partneritetin ndërmjet dy vendeve.