Konjufca dhe Al-Hinai diskutojnë marrëdhëniet bilaterale
Aktuale
October 15, 2026 - 20:52
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e posaçëm të Sulltanatit të Omanit me rang ministri, Shejh Abdulaziz bin Abdullah Al-Hinai, me të cilin ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve diplomatike dhe zgjerimin e bashkëpunimit bilateral.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Omanit, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe forcimin e lidhjeve diplomatike.
Konjufca ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e forcimit të dialogut politik dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim.