“Ajo gjykatë të shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme”, Lama për Specialen

“Ajo gjykatë të shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme”, Lama për Specialen

Aktuale October 16, 2026 - 19:19

Gjeneral Kudusi Lama ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk duhet të ketë më juridiksion në Kosovë, duke kërkuar që ajo të shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme nga themeluesi i saj.

“Ajo gjykatë nuk guxon të hyjë në Kosovë as në troje shqiptare. Asnjë hetu asnjë prokuror, asnjë gjykatës i asaj gjykate nuk guxon më. Këtë duhet të marrë ky dhe ajo gjykatë shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme nga ai që e ka themeluar”, tha Lama në Klan Kosova.

“Populli i ka zgjedhur dhe i ka vendosur nëpër funksione dhe Kosova është çliruar pikërisht që vendimet në jetën e lirë t'i marrë populli dhe vendimin e ka marrë populli ashtu si e ka marrë dhe le të vazhdojë populli me interesat e veta siç i ka. Unë nuk ndërhyj në këtë pjesë”.“Kjo është për mua pjesë që është jashtë ë vëzhgimit dhe dhe analizës time, sepse nuk merrem me këto analizat e përditshme, ama unë po flas, po të jem unë ai vendimmarrësi, ajo gjykatë duhet të shkojë në gjyq”.