Tensionet në protestë, lëndohet një kalimtar pranë Rrugës së Barrikadave
Aktuale
October 19, 2026 - 19:53
Tensionet gjatë protestës në Tiranë janë shoqëruar edhe me lëndimin e një kalimtari.
Ngjarja vjen në një moment kur situata në terren është tensionuar, ndërsa protestuesit dhe forcat e policisë janë përfshirë në episode të përplasjeve pranë institucioneve në kryeqytet.
Rrethanat se si është lënduar kalimtari mbeten ende të paqarta. Nuk ka informacion të konfirmuar mbi identitetin e tij apo mbi gjendjen shëndetësore./TCH