Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë, QKMF-ja njofton për oraret
Foto: Laura Hasani

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë, QKMF-ja njofton për oraret

Aktuale October 22, 2026 - 08:50

Sot ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.

Qytetarët këtë shërbim mund ta marrin në QMF-në më të afërt, ku ka njësi vaksinimi.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në kryeqytet njofton banorët e Prishtinës që për vaksinim duhet të kenë me vetë letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes me nr. personal për fëmijët e vegjël, për shkak të regjistrimit të të dhënave në sistem.

Orari i vaksinimit në QKMF është nga ora 07:00-20:00, kurse në QMF nga ora 07:00-13:30.