Sherr masiv në Parlamentin shqiptar, deputeti i PD-së përplaset fizikisht me ish-ministrin e Brendshëm [video]

Sherr masiv në Parlamentin shqiptar, deputeti i PD-së përplaset fizikisht me ish-ministrin e Brendshëm [video]

Aktuale October 22, 2026 - 10:57

Parlamenti në Shqipëri është përfshirë nga tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në seancën e së enjtes.

Deputeti i PD-së Flamur Noka është turrur drejt krahut të mazhorancës për t’u marrë kartonët e votimit, ndërkohë që në aksion me të janë përfshirë edhe deputetë të tjerë.

Në një moment deputeti demokrat Fidel Kreka ka goditur me kartonin e votimit dhe më tej shtyrë ish-ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, duke u përplasur fizikisht.

Në përplasje janë përfshirë menjëherë edhe deputetë e tjerë nga të dy krahët, duke krijuar një situatë kaosi dhe sherri masiv mes ligjvënësve.