Kuvendi s’e voton propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisione
Aktuale
October 22, 2026 - 12:27
Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Votimi u bë tri herë, por nuk mori më shumë se 11 vota për, një kundër dhe dy abstenime.
Ndërsa pjesa tjetër e deputetëve nuk morën pjesë në votim edhe pse ishin në sallë. /Zëri
