Rama: Do të jem kandidat për kryetar të LDK-së, Abdixhiku të japë dorëheqje
Foto: Laura Hasani

Rama: Do të jem kandidat për kryetar të LDK-së, Abdixhiku të japë dorëheqje

Aktuale October 22, 2026 - 12:39

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rama e bëri të ditur këtë sot kur u pyet nga gazetarët nëse do të hyjë në garë për udhëheqjen e partisë.

“A e keni dëgju që kam thënë që po, do të jem kandidat për kryetar të LDK-së. Unë jam dëshmu në Prishtinë, jam rizgjedh kryetar, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë”, deklaroi Rama për Blicin, transmeton Zeri.info.

Ai u pyet edhe nëse kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duhet të japë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit politike.

“Mendoj që do të kishte bërë mirë me dhënë dorëheqje Lumir Abdixhiku, ashtu duhet me bë”, u shpreh Rama.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur LDK-ja përballet me diskutime për drejtimin e ardhshëm të partisë dhe përgjegjësinë e udhëheqjes aktuale.